
Nis dita e dytë e botërorit ‘WTT Feeder Prishtina 2025’
Kanë nisur garat e ditës së dytë të botërori ‘WTT Feeder Prishtina 2025’, event që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe që do të zgjasë deri më 7 qershor.
Tashmë kanë filluar duelet e ditës së sotëm, ku do të luhen përballje në kategoritë çifte mikse, çifte, si dhe individuale meshkuj.
Kjo ngjarje sportive ka sjell në Prishtinë emra të njohur të pingpongut nga mbarë bota dhe po dhuron spektakël sportiv të nivelit të lartë për publikun vendor dhe ndërkombëtar.
Kujtojmë se hyrja për të ndjekur ndeshjet është e hapur për të gjithë dashamirët e sportit që dëshirojnë të përjetojnë emocionet e këtij eventi me përmasa aq të mëdha në zemër të Prishtinës.