26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu

26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu

Sot mbushen 26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu të Vushtrisë.

Në shënim të kësaj dite mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 26-vjetorit të masakrës serbe ndaj familjes së Selatin Gërxhaliu, e cila organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.

Më datë 31 maj 2025, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e martirëve në Studime, ndërsa në ora 12:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Share This