Përplasja e tifozëve të Liverpulit, 50 të plagosur. Përjashtohet skenari i terrorizmit

Përplasja e tifozëve të Liverpulit, 50 të plagosur. Përjashtohet skenari i terrorizmit

50 persona u plagosën nga përplasja me makinë gjatë paradës së tifozëve të Liverpulit mbrëmjen e djeshme.

Autoritetet kanë bërë me dije se ngjarja nuk po trajtohet si terrorizëm, por si një “incident i izoluar”.

Kryeministri i vendit, Keir Starmer, e përshkroi ngjarjen si “të tmerrshme”, ndërsa Liverpool theksoi në një deklaratë se mendimet e ekipit janë me të plagosurit dhe familjarët e tyre.

“Skena në Liverpool është e tmerrshme – mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Jam duke qëndruar në hap me zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin“, deklaroi Starmer.

Duhet theksuar se nga 50 tifozët që u plagosën, 27 janë dërguar në spital dhe katër prej tyre janë fëmijë.

Një shofer përplasi me makinë tifozët që po festonin fitoren e fundit të Liverpool Football Club në Premier League të hënën në mbrëmje.

Sipas Policisë së Merseyside, 53-vjeçari britanik u arrestua në vendngjarje në Liverpool në Anglinë veriperëndimore.

Qindra mijëra tifozë të gëzuar të futbollit mbushën rrugët në zemër të Liverpulit të gjatë paradës së fitores për titullin e 20-të të klubit ikonik në ligën e parë. /rtsh/

Share This