
Rusia gjatë natës ka vazhduar me sulme të ashpra, përfshirë kryeqytetin
Nga vala e re e sulmeve të Rusisë në Ukrainë janë vrarë të paktën 12 persona e dhjetëra janë lënduar gjatë natës. Tre fëmijë janë vrarë në Zhytomyr, ndërsa një I moshuar në të 70-at është vrarë në Mykolaiv.
Sulmet e natës së sotme janë pothuajse të ngjashme të një nate më parë kur kryeqyteti Kiev është sulmuar më së ashpri që nga fillimi I luftës së Rusisë për pushtimin e Ukrainës ndërsa jetën e humbën të paktën 13 persona.
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat e saja të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar apo kanë penguar 95 dron ukrainas në një numër të rajoneve të Rusisë përfshirë atë të Moskës por që nuk kanë dhënë detaje për viktima apo të lënduar eventual.
Sulmet e sotme por edhe të natës së kaluar të Rusisë po ndodhin në kohën kur mes palëve po shkëmbehen robërit e luftës nga marrëveshja dypalëshe e arritur në Stamboll më 16 maj. Të premten, në kuadër të fazës së parë janë shkëmbyer 390 persona, 270 personel ushtarak dhe 120 civil, dje, në kuadër të fazës së dytë janë shkëmbyer nga 307 persona ndërsa sot pritet të shkëmbehet edhe pjesa e tretë e robërve të luftës në kuadër të fazës së tretë.
Palët ishin pajtuar që të shkëmbenin nga një mijë robër lufte. Marrëveshja për shkëmbimin e robërve të luftës është e para marrëveshje e arritur mes palëve gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta apo ballë-për-ballë që u mbajtën në Stamboll të Turqisë. /rtk/