Presidentja Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan

Presidentja Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton.

Delegacioni u kryesua nga Kongresmeni Michael Turner, udhëheqës i delegacionit të ShBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pjesë e delegacionit ishin edhe: Kongresmenët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara si aleat strategjik i Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe potencialin për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane në Kosovë.

Gjatë takimit, ajo i njoftoi kongresistët për zhvillimet e sigurisë në Kosovë e rajon si dhe për kontributin e Kosovës për paqe e stabilitet të qëndrueshme.

Share This