
Çitaku: Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, pas dështimit të 20-të për t’u konstituuar Kuvendi, tha se Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit.
Çitaku është shprehur se PDK-ja ka lëshuar rrugë duke ofruar alternativa.
“103 ditë pa i adresuar hallet e problemet e Kosovës. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të hapim rrugë. Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, ka theksuar Çitaku, raporton rtk.