Merz dënon sulmin ndaj punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington

Merz dënon sulmin ndaj punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington

Kancelari gjerman Friedrich Merz dënoi sot vrasjen me armë zjarri të dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington mbrëmjen e kaluar.

“Për momentin, duhet të supozojmë se ka pasur një motiv antisemit”, shkroi Merz në platformën sociale X.

“E dënoj këtë akt të neveritshëm me fjalët më të ashpra”, shkroi ai.

Dy personat e vrarë jashtë një muzeu hebre në Uashington ishin një çift i ri i identifikuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit si, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim.

Policia e Uashingtonit tha se personi i armatosur brohoriti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. /atsh/

Share This