Amorim: Nuk ishim perfekt, por ishim më mirë se kundërshtari

Amorim: Nuk ishim perfekt, por ishim më mirë se kundërshtari

Ruben Amorim, trajneri i Manchester United  ka komentuar disfatën në finalen e Europa League përballë ottenham.

“Nuk do të flas për të ardhmen, sonte duhet të përballemi me dhimbjen e humbjes së kësaj ndeshje. Ne ishim ekipi më i mirë dhe djemtë u përpoqën të fitonin ndeshjen.”

“Mendoj se jam gjithmonë i sinqertë. Ne nuk performuam në mënyrë perfekte sot, por ishim më mirë se kundërshtari. Në pjesën e dytë, ne provuam gjithçka me qendërmbrojtësit. Ka disa ditë që kam thënë se ishim vërtet të dobët, por mendoj se sot nuk ishte ajo ditë. Megjithatë nuk ishim perfekt dhe kemi shumë për të përmirësuar”.

Share This