Farioli largohet nga Ajax, Roma dhe Tottenham në garë për italianin

Farioli largohet nga Ajax, Roma dhe Tottenham në garë për italianin

Francesco Farioli është larguar nga stoli i Ajax pas vetëm një sezoni në krye të skuadrës holandeze.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi holandez të hënën, ndërsa interesimi për teknikun italian ka nisur menjëherë.

Sipas “TMW”, Roma dhe Tottenham janë dy nga klubet e para që kanë shfaqur interesim konkret për Fariolin.

Në Romë, Claudio Ranieri pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa në Londër, trajneri aktual i ‘Spurs’, Ange Postecoglou, është nën presion pas rezultateve të fundit.

Edhe Chelsea është përmendur si një opsion i mundshëm, në rast se Enzo Maresca nuk arrin ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve në javën e fundit të Premier League.

Farioli duke folur për mediet ka treguar arsyet e largimit nga Ajaxi.

“Drejtuesit e klubit dhe unë kemi të njëjtat objektiva për të ardhmen e Ajax, por kemi vizione ndryshme për mënyrën se si duhet të punojmë për t’i arritur ato. Duke pasur parasysh këto dallime në parimet dhe bazat e projektit, ndjej thellë në zemrën time se ky është momenti më i mirë për t’u ndarë”, ka thënë strategu italian.

E ardhmja e trajnerit italian duket se do të jetë në një nga ligat elitare evropiane, me Romën dhe Tottenham-in në garë për firmën e tij.

Share This