‘Dardanët’ e rinj humbin edhe miqësorën e dytë nga Shqipëria
Kombëtarja e Kosovës U17, ka pësuar disfatë edhe në miqësoren e dytë nga Kombëtarja e Shqipërisë.
‘Dardanët’ e rinj u mundën nga kuqezinjtë, me rezultat 3-1, të hënën në një sfidë interesante.
Të tre golat për ekipin kuqezi u shënuan nga Xheto Joi Nuredini dhe Matias Gici, i cili realizoi dygolësh, kurse, golin e vetëm për Kosovën e realizoi Maksutaj.