Sot mot me diell dhe vranësira

Sot mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat mund të sjellin riga shiu në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Erëra të lehta nga veriperëndimi do të fryjnë me shpejtësi 1 deri në 4 m/s.
Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Dragash, ndërsa ato më të larta në Gjakovë dhe Istog.

Share This