
Spanja dhe Anglia në garë për ‘Lamine Yamalin e ri’
Spanja dhe Anglia raportohet se janë futur në garë të hapur për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues në futbollin evropian, Viktor Musa, sulmues i ri i Manchester United.
Edhe pse shpesh është quajtur “Lamine Yamal-i i ri”, Musa është në fakt më i madh në moshë se ylli i Barcelonës, pasi tashmë ka mbushur 18 vjeç.
Por ndryshe nga Yamal, karriera e tij po zhvillohet me ritme më të zakonshme për një futbollist të ri.
Gjithsesi, potenciali i tij ka tërhequr vëmendjen e dy kombëtareve të mëdha evropiane, finaliste në Kampionatin e fundit Evropian, Spanjës dhe Anglisë. Të dy vendet po përpiqen ta bindin sulmuesin që të zgjedhë përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare, duke e thirrur në ekipet përkatëse të moshave.
Për momentin, Musa ka përfaqësuar të dyja kombëtaret në nivele të ndryshme të grupmoshave, duke e lënë të hapur çështjen e përfundimtare të zgjedhjes.
A do të zgjedhë Musa fanellën e “Tre Luanëve” apo atë të “La Rojas”? Mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt, emri i tij do të dëgjohet gjithnjë e më shumë në vitet që vijnë.