
Wendell Green, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi
Basketbollisti i Bashkimit, Wendell Green është shpallur MVP i finales së katërt.
Trepça të mërkurën mbrëma ka fituar betejën e katërt të finales së ‘Play-off-it duke mundur Bashkimin, me rezultat 80-74.
Sfida e katërt e finales mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, ka prodhuar një superndeshje
Green ishte në garë të ngushtë me Michael Myers të Trepçës, por me votat në Rrjetet Sociale të FBK-së, Facebook dhe Instagram, është votuar si më i miri i ndeshjes
Green ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, e përfundoi ndeshjen me 35 pikë, tri kërcime dhe një asistim.