
Liverpool pranë marrëveshjes me Frimpong, gati zëvendësimi për Arnold
Klubi anglez, Liverpooli raportohet se është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për mbrojtësin e djathtë të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, ndërkohë që Trent Alexander-Arnold pritet të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij në fund të qershorit.
Sipas “Sky Deutschland”, ‘The Reds’ e shohin Frimpongun si zëvendësuesin e drejtpërdrejtë të Alexander-Arnold. Bisedimet për kushtet personale mes klubit dhe lojtarit tashmë janë në fazë të avancuar, ndërsa transferimi pritet të realizohet për një shumë rreth 30 milionë funte.
Frimpong, i cili është pjesë e Kombëtares së Holandës, ka lënë të kuptohet se është i hapur për një kalim te Liverpooli.
“Liverpool është një klub i madh me histori”, kishte deklaruar ai pak kohë më parë.
Në total me Bayer Leverkusenin, Frimpong ka zhvilluar 189 ndeshje, duke shënuar 29 gola dhe ka bërë 44 asistime.