
Tërmet në Rumani
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi Rumaninë dhe dridhjet thuhet se u ndjenë edhe në rajonin jugor të Odesas në Ukrainë
Tërmeti ndodhi afërsisht në orën 21:30 të 11 majit pranë Vrancea, në komunën e Focsanit, Rumani, në një thellësi prej 120 kilometrash.
Raportohet se qytetet pranë epiqendrës përjetuan dridhje të lehta.
Sipas raportimeve, dridhjet u ndjenë brenda një rrezeje prej 400 kilometrash, duke arritur në pjesë të Ukrainës dhe Moldavisë.
Driidhjet në rajon ishin shumë të lehta dhe nuk shkaktuan ndonjë shqetësim.


