Salah tjetër kritikë për Klop: Slot na zgjoi shpirtin luftarak!

Salah tjetër kritikë për Klop: Slot na zgjoi shpirtin luftarak!

Sipas Muhamed Salah për suksesin e Liverpoolit këtë sezon ka meritë të veçantë Arne Slot.

Në një intervistë të dhënë për “France Football” sulmuesi egjiptian u detyrua që të bënte një krahasim mes teknikut aktual të Liverpool dhe paraardhësit të tij.

“Arne është një person që t’i thotë gjërat siç janë. Mendoj se ai na zgjoi shpirtin luftarak. Mendoj se në muajt e fundit me Jurgenin ishim komod. Arne dhe stafi i tij janë më të hapur përballë debateve dhe shprehjes së gjendjes shpirtërore”, arsyeton Salah.

Share This