Trump përgëzon armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit

Trump përgëzon armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit

India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi fqinjët e armatosur me armë bërthamore shkëmbyen akuza për sulme të mëtejshme ushtarake.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, jam i kënaqur të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

“Urime të dy vendeve për përdorimin e logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shtoi ai.

Njoftimi i papritur erdhi disa orë pasi Pakistani njoftoi se po niste kundërsulme duke përdorur raketa hipersonike pasi zmbrapsi sulmet indiane në bazat e tij ushtarake. /atsh/

Share This