Moto GP, Banjaia rimerr kreun e kalsifikimit

Moto GP, Banjaia rimerr kreun e kalsifikimit

Françesko Banjaia rikthehet bë vendin e parë pas fitores në Çmimin e Madh të Indonezisë.

Në cirkuitin e Mandalikës vendosi gabimi i Horge Martin, i cili po dominonte garën deri në momemtin që doli nga pista.

Spanjolli i Prima Pramac i dha mjaft kurajë italianit të Ducati-t, i cili zhvilloi një pjesë të dytë të garës thuajse perfekte.

Kampioni i Ducati-t pasi rikuperoi disa vende arriti të kalonte edhe Maverik Vinjales, i cili arriti të përfundonte garën i dyti pasi u mbrojt mjaft mirë ndaj sulmit të Fabio Kuartararos.

Sa i përket renditjes të kampionatit Banjaia rikthehet në vendin e parë me plot 18 pikë më se Martin.

Share This