“Dështim te United, hero te Betis”, Antony mund të shkruajë historinë në Kupat e Europës

“Dështim te United, hero te Betis”, Antony mund të shkruajë historinë në Kupat e Europës

I huazuar nga Manchester United tek Real Betis në janar, Antony mund të shkruajë historinë këtë sezon pasi synon dy medalje evropiane.

Antony u transferua në Spanjë në formë huazimi pas një periudhe të vështirë me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Ruben Amorim.

25-vjeçari shënoi nga një goditje dënimi për të siguruar vendin e Betisit në finalen e Ligës së Konferencës kundër Chelsea.

Ndërkohë, skuadra që zotëron kartonin e tij, United, eliminoi Athletic Bilbao dhe siguroi një vend në finalen e Europa League kundër Tottenham.

Antony ka luajtur vetëm 127 minuta për United në Europa League; ai bëri katër paraqitje, por kualifikohet për një medalje sipas rregullave të UEFA-s.

Share This