Përmes gjurmëve të gjakut, policia kapi hajnat në Zveçan

Përmes gjurmëve të gjakut, policia kapi hajnat në Zveçan

Dy persona një burrë dhe një grua kanë përfunduar në pranga të policisë si të dyshuar për vjedhje në një depo pijesh në fshatin Grabovc.

Ishte një qytetar i cili u tregoi policisë se përmes kamerave të sigurisë kishte parë persona të dyshimtë, për çka reagimi i policisë ishte i menjëhershëm.

“Gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë. ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë”, ka bërë të ditura detajet e rastit policia.

Treguan se njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar.

“Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H”, u bë e ditur tutje në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton rtk.

Share This