
Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e 58-të Këshillit të Përgjithshëm, diskutoi për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, në Mbledhjen e LVIII-të e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka falënderuar anëtarët dhe votuesit e këtij subjekti politik.
“Ne kemi përgjegjësi për ta formuar qeverinë, jo konstituimin e kuvendit, kjo është përgjegjësi e të gjitha partive”, tha ai.
Mbledhjen e 58-të, të Këshillit të Përgjithshëm, para delegatëve të partisë që drejton, kryetari i Vetvendosjës, Albin Kurti, e nisi duke falënderuar aktivistët për rezultatin e fundit zgjedhor.
“Kjo është hera e tretë që dalim të parët, e gjithë kjo me një qeverisje me mandat të plotë ,që nga shpallja e pavarësisë”, tha ai.
Kurti, shtoi se në prag të 20 vjetorit të themelimit të Vetëvendosje, me prioritete të shumta e fokus kryesor në përgatitjet për zgjedhjet lokale.
“Së bashku do të punojmë për ta shpërndarë qeverisjen e mirë qendrore edhe në qeverisjen lokale. Do të ndajmë nga 500 milionë euro në vit për investime në komuna për shërbime cilësorë e infrastrukturë, që diaspora jonë të kthehet edhe para pensionimit në vendlindje”, tha Kuri.
Ai foli edhe për bllokadën në Kuvend dhe kundërshtimi për ta votuar si kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
“Ne nuk jemi bllokues, ne jemi propozues, dhe ne kemi propozimin tonë për kryetare, rezultati zgjedhor nuk mund të ndryshohet, zgjedhjet mund të përsëriten, e në atë rast LVV edhe mund të rritët”.
Kurti tha se përgjegjësi e tyre është formimi i qeverisë, por jo edhe konstituimi i Kuvendit.
“Nuk kemi krizë institucionale, por vakum kushtetues, organet e rendit veprojnë, ligjet zbatohen, vetëm kuvendi nuk është funksionalizuar. Gjithmonë qeveria del pasi të formohet Kuvendi, kurrë e kundërta”.
Kurti foli edhe për refuzimin që i bëri LDK-së, ftesës së tij një koalicion qeverisës.
“Ndoshta “rruga e re”, ka preferenca të tjera…”
Ai tha se Albulena Haxhiu mbetët kandidatja e tyre për kryeparlamentare.
“Për Albulenen ka unitet të plotë në Lëvizjën Vetvendosje dhe unitet me partnerët tanë”
Mbledhja e 58-të e Këshillit të Përgjithshëm, është e para pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Në këtë mbledhje u tha se do të shqyrtohet raporti financiar i shpenzimeve të partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare. /rtk/