
PSG apo Arsenal, kush do t’i bashkangjitet Interit në finale?
Sonte me fillim nga ora 21:00, në “Parc des Princes” do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes të Paris Saint Germain dhe Arsenalit.
Skuadrat do të kërkojnë finalen e kësaj gare prestigjioze, për t’iu bashkuar Interit që e mposhti mbrëmë Barcelonën në një ndeshje dramatike në vazhdime me rezultat 4:3.
PSG e ka epërsinë mininale nga loja e parë 0:1 në “Emirates” dhe ekipi i Mikel Artetas do të kërkojë përmbysjen e rezultatit, njofton Klankosova.tv.
Se kush do të jetë në finale e 31 majit, do të kuptohet pas mbarimit të ndeshjes e cila do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion.