Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar nga parlamenti gjerman

Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar nga parlamenti gjerman

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, nuk ka arritur numrin e nevojshëm të votave për të formuar një shumicë në parlament për t’u bërë kancelar.

Merz, 69 vjeç, fitoi vetëm 310 vota në dhomën e ulët të parlamentit, por i duheshin 316.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka vende të mjaftueshme në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesin atë nuk u pajtuan. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.

Bundestagu tani do të ketë 14 ditë të tjera në dispozicion për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër si kancelar.

Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5% të votave, por kishin nevojë për të paktën një partner për të formuar një qeveri shumicë.

Të hënën ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, rezultati i tyre më i keq në historinë gjermane të pasluftës, raporton rtsh.

Share This