
Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça
Basketbollisti Wendell Green është shpallur MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça.
Bashkimi të dielën mbrëma mundi Trepçën, me rezultat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0, në ndeshjen e parë të finales së ‘Play-off-it’.
“Ndjekësit në Rrjetet Sociale të FBK-së kanë votuar Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Basketbollisti i Bashkimit e mbylli ndeshjen me 22 pikë, dy kërcime e dy asistime.