
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e sotme (5 maj) moti parashikohet i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash e kthjellime.
Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit dhe deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8 deri 22 °C;
Në zonat e ulëta 7 deri 27 °C;
Dhe në bregdet 10 deri 26 °C.