Felix i kënaqur me zgjedhjen e tij: S’jam penduar që erdha te Milani

Felix i kënaqur me zgjedhjen e tij: S’jam penduar që erdha te Milani

Pavarësisht vështirësive për të gjetur një vend titullari në fanellën e Milanit, Joao Felix insiston se nuk është penduar për transferimin e tij në “San Siro”.

Portugezi u bashkua me kuqezinjtë në janar në formë huazimi nga Chelsea.

“Isha shumë i lumtur që debutova me gol në ‘San Siro’, përpara tifozëve tanë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Felix.

“Gjithmonë bëj atë që i nevojitet ekipit. Jam këtu për të dhënë maksimumin tim, qoftë në mbrojtje, mesfushë apo sulm. Stërvitem fort dhe përpiqem të jem gati kur trajneri ka nevojë për mua”, theksoi ai.

Felix zbuloi se dëshira për t’u bashkuar me Milanin ka qenë e kahershme.

“Para se të vinte oferta, shikoja ndeshjet e Milanit dhe mendoja se do të më pëlqente të luaja me këtë fanellë. Kur mbërriti oferta, gjithçka u bë shumë e lehtë. I thashë agjentit tim, Jorge Mendes, të bënte gjithçka të mundur për ta realizuar marrëveshjen, dhe shkoi mirë”, ka pohuar portugezi.

“Së bashku me Barcelonën, Real Madridin dhe disa klube të tjera, Milani është në elitën e klubeve më të rëndësishme në botë. Është ndryshe ta veshësh këtë fanellë. Kur të vjen oferta e Milanit, është e vështirë t’i thuash jo”, përfundoi Felix.

Share This