
Trump: Mundësi të mira për një marrëveshje mbi tarifat me Kinën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se ekziston një “shans shumë i mirë për të arritur një marrëveshje mbi tarifat me Kinën.
“Ne do ta bëjmë sipas kushteve tona dhe do të duhet të jetë e drejtë”, tha ai në programin televiziv ”Newsnation”.
Manjati tha gjithashtu se kishte marrëveshje “të mundshme” me Indinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë mbi tarifat, duke theksuar në çdo rast se negociatat ishin në vazhdim.
Sipas presidentit amerikan, më shumë se 100 vende po presin të arrijnë një marrëveshje mbi tarifat me Shtetet e Bashkuara.
”Ne jemi në një pozicion force. Do të bëjmë marrëveshje të shkëlqyera, dhe aty ku nuk ia dalim, do t’i bëjmë vetë”, theksoi ai, raporton rtsh.