Dumfries barazimit me Barçën: Sonte pamë Interin e vërtetë

Dumfries barazimit me Barçën: Sonte pamë Interin e vërtetë

Denzel Dumfries me dygolëshin e tij ishte më meritori që Interi mori një barazim 3-3 në udhëtim te Barcelona.

Katalanasit dhe skuadra italiane u ndanë në paqe në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Dumfries pas ndeshjes tha se sonte ishte Interi i vërtetë.

“Mendoj se ishte një nga ndeshjet tona më të mira. Pas tri humbjeve, sonte pamë Interin e vërtetë, që luajti me zemër dhe jam krenar. Tani gjithçka është e mundur”, u shpreh Dumfries për mediet italiane.

Mbrojtësi holandez u shpall lojtari i ndeshjes.

Skuadra finaliste do të vendoset në duelin kthyese që luhet pas një javë në ‘Guisseppe Meaza’.

Share This