
PSG shtang Arsenalin në ‘Emiratës’, hap gjigant drejt finales së madhe
Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Kampionit francez i mjaftoi një gol i hershëm nga Ousmane Dembele në minutën e katërt të takimit pas një kombinimi prej 26 pasimesh.
Londinezët u stepën nga dominimi parisien për një copë të konsiderueshme të pjesës së parë por dalëngadalë u kthyen në lojë.
Pavarësisht rasteve, Topçinjtë nuk arritën të shënojnë dhe tani u duhet të luftojnë javën e ardhshme në Paris për një vend në finalen e Mynihut.
Vlen të përmendet një gol i anuluar i Mikel Merinos në minutën e 47-të pas pozicionit jashtë loje.