
Mori edhe më pak vota se në seancat e kaluara, Haxhiu shpreson në ‘reflektim të opozitës’
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulen Haxhiu, sot (e martë) ka dështuar sërish të marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.
Pas dështimit të seancës, Haxhiu para gazetarëve shkurtimisht ka deklaruar se shpreson në “reflektim të opozitës”.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet dhe shpresojmë shumë në reflektim të opozitës’’, ka thënë shkurtimisht ajo para gazetarëve.
Ndryshe sot për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re.
Kandidatja e LV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme, ku në votim e sotëm, 54 deputetë votuan në favor të Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshëm.