Rikthehet Champions-i, Arsenal dhe PSG masin forcat në ‘Emiratës’

Rikthehet Champions-i, Arsenal dhe PSG masin forcat në ‘Emiratës’

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me gjysmëfinalen e parë ndërmjet Arsenalit dhe PSG-së.

Elita e futbollit evropian tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

‘Topçinjtë’ dhe parisienët do të përballen në ‘Emiratës’ në një sfidë në të cilën parashikohet një përballje e zjarrtë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se skuadra e tij është gati për duelin me kampionët në fuqi të Francës.

Sipas tij, Arsenali ka e një mundësi të madhe për t’i bërë të lumtur tifozët e tyre.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur”, ka thënë Arteta në konferencën e fundit para duelit Arsenal-PSG.

“Po, e ndjejmë entuziazmin, është diçka unike. Plot energji, mezi presim të luajmë. Si një nga katër skuadrat më të mira në Evropë, ne duam një histori më të bukur”, ka theksuar strategu spanjoll.

Ndërkohë, edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique mendon se të besuarit e tij, janë gati për sfidën me londinezët. Sipas tij, skuadra e tij duhet menaxhuar në mënyrën më të mirë duelin kundër skuadrës angleze për të ardhur objektivin e tyre.

“Janë gjysmëfinalet e Champions League, dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të bëjnë më mirë. Çelësi do të jetë menaxhimi i presingut. Do të duhet të menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë, do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Enrique.

Ndeshja Arsenal-PSG fillon në orën 21:00.

 

Share This