Osmani takohet me presidentin e Kenias: Mik i madh i Kosovës, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Osmani takohet me presidentin e Kenias: Mik i madh i Kosovës, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Vjosa Osmani shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin e Kenias, William Ruto, ku diskutuan hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Kenias, raporton GazetaBlic.

Presidentja theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve për t’i afruar më shumë popujt e dy vendeve, duke e çuar përpara partneritetin e ngushtë dhe miqësinë mes dy shteteve.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, shkruan Osmani.

Share This