Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës e pasdite përgjatë Ulësirës Perëndimore në relievet malore të saj reshjet priten të jenë hera- here me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra e lokalisht breshër.

Nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e reshjeve. Era do të fryrë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/22 Diell re shi
Kukës 11/20 Diell re shi
Lezhë 17/21 Diell re shi
Dibër 11/21 Diell re shi
Durrës 14/22 Diell re shi
Tiranë 17/22 Diell re shi
Elbasan 13/22 Diell re shi
Berat 15/22 Diell re shi
Vlorë 15/20 Diell re shi
Korçë 10/16 Diell re shi
Gjirokastër 12/21 Diell re shi
Sarandë 14/22 Diell re shi
Share This