Rusia kërcënon BM-në me “Luftë të Tretë Botërore”

Rusia kërcënon BM-në me “Luftë të Tretë Botërore”

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin ka paralajmëruar se pasi BM-ja lejoi Ukrainën të kryente sulme brenda Rusisë, Lufta e Tretë Botërore tani është “e afërt”, sipas “London Business”.

Kelin paralajmëroi se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën mund të përfundojë lehtësisht me një “përplasje midis fuqive bërthamore” pasi Moska ka paralajmëruar vazhdimisht se do të ketë një përshkallëzim serioz.

Ambasadori rus paralajmëroi në Telegram se mbështetja e vazhdueshme britanike për Ukrainën do të çonte një “përshkallëzim serioz”.

“Ne kemi bërë paralajmërime të shumta se përdorimi i raketave perëndimore për të goditur brenda Rusisë do të jetë një përshkallëzim serioz. Pavarësisht nga këto paralajmërime, administrata amerikane e mbështetur nga Franca dhe Britania e Madhe ka marrë një vendim të qëllimshëm për të kryer këto sulme”, tha Kelin.

“Kjo e përshkallëzon seriozisht situatën dhe mund të çojë në një përplasje midis fuqive bërthamore”, shtoi ai.

Kremlini paralajmëroi këtë javë se ata kanë “të drejtë” të godasin “objektivat ushtarake të atyre vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona”, si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera të NATO-s që mbështesin Kievin.

Të premten, ambasadori rus u pyet nëse Britania e Madhe do të tërhiqej në luftë me Rusinë pas lejimit të përdorimit të raketave “Storm Shadow” që përdoren brenda Rusisë.

Vladimir Putin mund të lëshojë “koka luftarake konvencionale dhe ato bërthamore” në Londër ndërsa “ka lëvizur në veprim”.

Dmitry Kiselyov, i cili është një aleat i ngushtë i Putinit, paralajmëroi në shtator se nëse kryeministri britanik, Keir Starmer lejonte përdorimin e raketave “Storm Shadow”, BM-ja  mund të përballej me një përgjigje bërthamore. /atsh/

Share This