Guardiola për Gvardiol: Po krijon partneritet të shkëlqyer me Rubenin

Guardiola për Gvardiol: Po krijon partneritet të shkëlqyer me Rubenin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i lumtur më paraqitjet e Josko Gvardiol në pozicionin e qendërmbrojtësit, pas kalimit të kroatit nga krahu i majtë në zemër të mbrojtjes.

Përpara sfidës së sotme ndaj Aston Villës, Guardiola vlerësoi aftësitë e Gvardiol në këtë rol të ri.

“Më pëlqen atje. Sidomos në ndërtimin e lojës nga e majta. Është shumë i shpejtë në mbrojtjen e hapësirave pas shpinës”, tha Guardiola.

“Ai dhe Ruben (Dias) komunikojnë shumë dhe po ndërtojnë një partneritet vërtet të mirë. Është një opsion i vlefshëm për ne”, theksoi ai.

Trajneri spanjoll shtoi gjithashtu se nuk sheh nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes.

“Nuk mendoj se klubi ka nevojë për qendërmbrojtës të rinj, kemi mjaftueshëm dhe kemi blerë dy të rinj. Është shumë e rëndësishme të kemi një lojtar që mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë”, pohoi strategu spanjoll.

Share This