‘The New York Times’: Ancelotti e ka pranuar ofertën e Brazilit

‘The New York Times’: Ancelotti e ka pranuar ofertën e Brazilit

Strategu italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti raportohet se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga klubi spanjoll dhe do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Sipas “The New York Times”, Ancelotti e ka pranuar ofertën e bërë nga Federata Braziliane e Futbollit dhe mësohet se palët po diskutojnë edhe detajet e kontratës së re.

Edhe pse në garë për këtë post është edhe Jorge Jesus, sipas “The New York Times” emri i Ancelottit është parë me përparësi nga emisarët federatës braziliane, të cilët e dinë fare mirë se italiani është ëndrra e madhe e presidentit të këtij institucioni.

Ancelotti ka thënë edhe publikisht se do të largohej nga Madridi vetëm në rast se Reali do ta linte të lirë. Në këtë pikë klubi spanjoll nuk do të bëhej pengesë pasi nga ana tjetër ka nisur negociatat me trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonson.

Edhe Leverkusen është vendosur në dijeni të planeve të Realit, por klubi gjerman kërkon plot 20 milionë euro për të lënë të lirë trajnerin italian.

Share This