Barcelona fiton dramën ndaj Celta Vigo-s

Barcelona fiton dramën ndaj Celta Vigo-s

Barcelona me përmbysje dhe në një finish dramatik e ka mposhtur Celta Vigon, me rezultat 4-3, të shtunën në ‘Camp Nou’ në kuadër të javës së 32-të në La Ligë.

Përballja ndërmjet Barcelonës dhe Celta Vigos, ka prodhuar një superndeshje me raste të shumta dhe shtatë gola të realizuara.

Torres (12’), zhbllokojë lojën duke kaluar katalanasit në epërsi prej 1-0. Tre minuta me vonë mysafirët me golin e Iglesias barazuan rezultatin në 1-1. I njëjti lojtar në minutën e 52-të, kalojë në avantazh Celta Vigon në 1-2. Iglesias nuk u ndal me kaq duke kompletuar het-trikun në minutën e 62-të për rezultatin 1-3.

Megjithatë, të përzgjedhurit e Hansi Flick sërish u rikthyen në lojë. Fillimisht duke barazuar shifrat në 3-3, falë një goli të Olmo (64’) dhe një goli të Raphinha-s (68’), derisa ky i fundit ia siguroi pikët maksimale Barcelonës duke shënuar nga penalltia (90+8’).

Barcelona kryeson tabelën me 73 pikë, shtatë më shumë së Real Madridi që ka një ndeshje me pak, kurse, Celta Vigo renditet shtata me 43 sosh.

Share This