
Llapi thyen Malishevën
Llapi ka arritur një tjetër fitore në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Llapjanët e kanë mundur Malishevën në udhëtim, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të xhiros së 30-të.
Të besuarit e Tahir Batatinës bën paraqitje mjaft të mirë duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Ardit Tahiri (45’), Valmir Veliu (45+4’) dhe Elvir Gashjani (86’), shënuan nga një gol për fitoren e Llapit, derisa golin e vetëm për Malishevën e realizoi Laurent Xhylani (52’).
Pas kësaj fitore, Llapi ka 39 pikë ngjitët në pozitën e pestë, kurse, Malisheva është e treta me 47 sosh.