Gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’ nisi me superduelin Trepça-Prishtina

Gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’ nisi me superduelin Trepça-Prishtina

Përballja e rivalëve të vjetër në basketbollin tonë, Trepça-Sigal Prishtina, ndeshje kjo që do të luhet sonte hape duelet e gjysmëfinaleve të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, me 19 fitore e nëntë humbje, derisa prishtinasit në pozitën e tretë me 17 fitore e 11 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin pas tri ndeshjeve.

Në katër sfidat e zhvilluara në elitë këtë edicion, bardhekaltrit kanë tri fitore ndaj mitrovicasve që kanë një fitore ndaj prishtinasve.

Këto dy skuadra u përballën edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku ‘Xehetarët’ ishin më të mirë nga dy takimet për të kualifikuar në finale, e ku më pas fituan këtë trofe, ashtu si e kanë fituar edhe Superkupën.

Ndërkaq, nesër luhet dueli mes Bashkimit dhe Pejës, një tjetër përballje e zjarrtë e gjysmëfinaleve të “Play-off”-it.

Prizrenasit përfunduan në pozitën e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa pejanët në vendin e pestë me 14 fitore e 14 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.

Portokallezinjtë duan titullin e dytë në histori, pasi të parin dhe të vetmin e fituan më 2018, kurse Verdhezinjtë të shtatin në histori, ndërsa herën e fundit e fituan më 2023.

Në katër duelet e zhvilluara këtë edicion në elitë, prizrenasit kanë tri fitore ndaj pejanëve që kanë një fitore.

Orari

Sonte takohen:

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

E diel

19:00 Bashkimi – Peja

Share This