
Fundjavë e ‘nxehtë’ në Superligë
Ethet e elitës së futbollit tonë, rikthehen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 30-të.
Ky sezon i garave tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’ dhe se çdo ndeshje është tejet e rëndësishme në të tri frontet, titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e 30-të do të starton nesër pasdite me dy duele joshëse, Malisheva-Llapi dhe Suhareka-Drita.
Kjo xhiro do të vazhdojë të dielën pasdite me ndeshjen Prishtina-Ferizaj, një tjetër sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Xhiroja e 30-të do të mbyllet të hënën pasdite me ballafaqimet Gjilani-Dukagjini dhe Feronikeli 74’-Ballkani.
Superliga / Java e 30-të
Të shtunën takohen:
Malisheva-Llapi
Suhareka-Drita
Të dielën takohen:
Prishtina-Ferizaj
Të hënën takohen:
Gjilani-Dukagjini
Feronikeli ’74-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00 përveç duelit Prishtina-Ferizaj që luhet prej orës 20:00.