
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve
Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve.
18 prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe festuar së bashku trashëgiminë kulturore. Fillimisht ishte një projekt i ICOMOS-it, një organizatë joqeveritare e cila punon për konservimin e monumenteve anembanë globit. Më vonë data 18 prill u miratua më vonë nga UNESCO.
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, aktivistët nxisin të merret pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh fizike dhe online që festojnë trashëgiminë kulturore, ndërgjegjësojnë dhe ngrejnë zërin për konservim.
Tema e zgjedhur për 18 prillin e 2025-ës është “Trashëgimi rezistente ndaj fatkeqësive dhe konflikteve”.
ICOMOS në prag të 60-vjetorit të tij, fton në reflektim mbi përpjekjet e kaluara dhe objektivat e së ardhmes për mbrojtjen e trashëgimisë së kërcënuar mes sfidave globale në rritje, të fatkeqësive natyrore dhe konflikteve të armatosura.
Tema e këtij viti ngre pyetje kyçe në lidhje me mënyrat për të rritur gatishmërinë, zbutjen e rrezikut dhe reagimin ndaj emergjencave në mënyrë që të mbrojmë trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore. /atsh/