
Vokshi i pandalshëm në fitoren e Besa Famgas
Aloja Jon Vokshi ka shfaqur efikasitet të lartë në fitoren e Besa Famgasit ndaj Llapit.
Ndeshja e së mërkurës i takoi xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit, të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll.
Besa Famgas e fitoi ndeshjen në Pejë me rezultat 53:19.
Jon Vokshi i realizoi 18 gola. Nëntë i kishte Ilir Istrefaj, tetë Olsi Mulaj e nga pesë Jon Gashi e Edonis Hajra.
Te Llapi, gjashtë gola i shënoi Blerton Hasani. Katër i kishte Etnik Bajoku, ndërsa nga tri i shtuan Redon Havolli e Edi Lushaku.
Besa me fitore doli në vendin e dytë me 42 pikë. Një pikë më pak e ka Kastrioti, që ka një ndeshje më pak. Llapi është i gjashti me 15 pikë.
Të enjten janë ndeshjet Kastrioti – Vushtrria dhe Prishtina – Trepça.