
Luis Enrique: Kam skuadrën më të mirë në botë
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka deklaruar se skuadra e tij është më e mira në botë, pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht humbjes 3-2 në ndeshjen e kthimit kundër Aston Villa, PSG kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-4, falë fitores në ndeshjen e parë.
Pas ndeshjes, strategu spanjoll vlerësoi kontributin e portierit Gianluigi Donnarumma, por theksoi se skuadra nuk varet vetëm nga ai.
“Mendoj se kam skuadrën më të mirë në botë, jo vetëm një portier të jashtëzakonshëm. Kur je në një klub si PSG, ke shumë lojtarë me cilësi të lartë”, u shpreh Enrique.
“Mendoj se e merituam fitoren në të dyja ndeshjet. Jam shumë i lumtur që mund t’u ofroj tifozëve tanë një tjetër gjysmëfinale”, theksoi ai.