
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur përgjigjen e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Abdixhiku në një postin në “Facebook’ ka thënë se siç dhe paralajmëruan me komunikatë, seanca plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë.
“Dramat eventualisht bien, me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!”, ka shkruar ai. I pari i LDK-së, ka theksuar se seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve, siç u paralajmërua edhe vendimi si Grup Parlamentar!.
Tutje Abdixhiku ka rikonfirmuar se LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. “Këtë punë kanë deputetët e vendit”, ka thënë ai, raporton rtk.
Po ashtu ai ka shtuar se nesër, sërish, përfaqësuesit e tyre do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë.
“Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!. Republika mbi të gjitha!”, përfundon reagimi.