Kumbulla motivon kuqezinjtë: “Forca djema, unë jam me ju”
Kombëtarja e Shqipërisë, edhe duelin kundër Çekisë, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Marash Kumbulla.
Futbollisti i Romës, ende nuk është shëruar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Kumbulla përmes llogarisë së tij në Facebook, ka motivuar kuqezinjtë para duelit me çekët.
“Forca djema, unë jam me ju”, ka qenë mesazhi i Kumbullës.
Shqipëria dhe Çekia do të përballen sonte në “Air Albania” në një nga ndeshjet më të rëndësishme kualifikuese për EURO 2024.