Trump i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore dhe logjike: Iu përgjigja saktë çdo pyetjeje

Trump i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore dhe logjike: Iu përgjigja saktë çdo pyetjeje

Presidenti Donald Trump, i cili në janar u bë kryeshtetari më i vjetër amerikan që mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, tha të premten se i është nënshtruar ekzaminimit të parë mjekësor që nga marrja e detyrës dhe rezultatet e mjekëve do të publikohen të dielën.

Bëra çdo test që mund të imagjinoni. Ndenja për një kohë të gjatë aty, për kontrollin fizik. Mendoj se dola mirë,” deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. Ai tha se edhe ekzaminimi psikologjik shkoi pa probleme. “Në përgjithësi jam në formë shumë të mirë. Kam zemrën mirë, kam shpirtin mirë; shpirtërisht jam shumë mirë dhe… doja të isha pak më ndryshe nga [Joe] Biden. Bëra tekstin e logjikës dhe nuk kam çfarë t’ju them, përveçse që çdo pyetjeje iu përgjigja saktë,” tha Trump.

Në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, doktori i Shtëpisë së Bardhë rekomandoi që shëndeti i presidentit ishte i shkëlqyer, por duhej të humbte peshë dhe të ushtrohej përditë. Në analizat e tij, ndër shqetësimet e mjekëve ishte edhe niveli i lartë i kolesterolit, si edhe një problem i lehtë me lëkurën, që i shkakton skuqje si pasojë e rosacea. /ABC

Share This