Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Andorrën
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Andorrën.
Andorra dhe Kosova do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Estadi Nacional”, në kuadër të kualfiikimeve për Kampionatin Evropian 2024, shkruan lajmi.
Reprezentacioni i Kosovës ka kryer tek sonte stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje në stadiumin ku edhe do të luhet kjo sfidë.
Trajneri slloven në konferencë para stërvitjes vlerësoi ekipin e Andorrës, duke thënë se ata kanë mentalitet të fortë dhe kjo bën që ndeshja të jetë e vështirë.
“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim” – tha Gliha.
Kosova është pa gjasa në Grupin C të kualifikimeve pasi renditet e parafundit me vetëm katër pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve.
Andorra është e fundit me vetëm dy pikë gjithsej.