Shtrenjtimi i rrymës, Mushkolaj: Qeverisja e Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve

Shtrenjtimi i rrymës, Mushkolaj: Qeverisja e Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve

Në ditën e shtrenjtimit të energjisë elektrike, analisti Imer Mushkolaj, ia rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje komunikatën e vitit 2015, ku vlerësonin se kosovarët paguajnë shtrenjta energjinë elektrike.

Ai ka bërë me dije se sot, me shtrenjtimin e rrymës, qeveria e Albin Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve të Kosovës.

Mushkolaj në “Facebook” ka publikuar komunikatën e plotë të LV-së të para 10 viteve.

“Ky është një reagim i Vetëvendosjes para 10 vjetësh. Sot qeverisja e Albin Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve edhe ma shumë, duke ua shtrenjtuar rrymën plus 16 për qind. Cep më cep!”, ka shkruar Mushkolaj.

Share This