
Shefat e Mbrojtjes nga rreth 30 vende bisedime për dislokimin e trupave në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Franca kanë thirrur sot një takim të ministrave të Mbrojtjes nga rreth 30 vende – për të vazhduar me planet për dislokimin e trupave në Ukrainë për të kontrolluar çdo marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë, sipas AP.
Takimi në selinë e NATO-s – i pari midis ministrave të Mbrojtjes që përfaqësojnë të ashtuquajturin “koalicioni i të gatshmëve” – vjen pas vizitës së oficerëve të lartë ushtarakë britanikë dhe francezë, javën e kaluar në Kiev.
Si zakonisht me mbledhjet e koalicionit, SHBA-ja nuk do të marrë pjesë, por suksesi i operacionit të koalicionit varet nga mbështetja ajrore e SHBA-së ose ndihmë tjetër ushtarake. Megjithatë, administrata e Trump nuk ka bërë asnjë angazhim publik lidhur me ndihmën ndaj Ukrainës.
Mes kësaj pasigurie dhe paralajmërimeve të SHBA-së, se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj dhe të Ukrainës në të ardhmen, forca shihet si testi i parë i gatishmërisë së kontinentit për të mbrojtur veten dhe interesat e tij.
Përbërja e tij do të varet nga natyra e çdo marrëveshjeje paqeje, por kontigjenti nuk ka gjasa të vendoset në kufirin e Ukrainës me Rusinë. Ai do të vendosej më larg nga linja e armëpushimit, ndoshta edhe jashtë Ukrainës, dhe do të vendosej për të kundërshtuar çdo sulm rus.
Ndërtimi i një force mjaft të madhe për të vepruar si një pengesë e besueshme – po tregon një përpjekje të konsiderueshme të vendeve që tkurrën ushtritë e tyre pas Luftës së Ftohtë, dhe që tani po riarmatosen.
Zyrtarët e Britanisë së Madhe kanë folur për ndoshta 10,000 deri në 30,000 trupa.
Vendet gjithashtu kanë hezituar të kontribuojnë me personel pa mbështetjen e SHBA-së.
Zyrtarët e qeverisë ukrainase dhe analistët ushtarakë thanë se forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re ushtarake në Ukrainë, në javët e ardhshme për të maksimizuar presionin ndaj Kievit dhe për të forcuar pozicionin negociator të Kremlinit në bisedimet e armëpushimit.
Përfaqësues nga rreth 50 vende do të mblidhen nesër në NATO për të siguruar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Ky takim do të kryesohet nga Britania e Madhe dhe Gjermania. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth nuk pritet të marrë pjesë. /atsh/