Kurti për Haki Limanin: Komandat Plaki, veprimtar i pandalshëm kombëtar

Kurti për Haki Limanin: Komandat Plaki, veprimtar i pandalshëm kombëtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot për ngushëllime familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Brigada 138 Agim Ramadani, Haki Limani, i njohur si Komandat Plaki.

“Komandant Plaki ishte veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare para se të bëhej luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare. Baca Haki do të na mungojë, por jemi me fat që e patëm”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve.

Ai u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.

Share This